LAJME

Rigjykimi: Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjetës

Rigjykimi: Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjetës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2022, 09:30

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitajn, i cili u akuzua për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Vendimi është marrë sot nga Themelorja në Ferizaj, pasi vendimin e 27 majit 2021 e kishte kthyer në rivendosje Gjykata e Apelit me vendimin e 29 tetorit 2021.

Akgjykimi ndaj Pajazitajt u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ibrahim Idrizi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Ndërsa, më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, kurse Gjykata e Apelit më 29 tetor 2021 këtë çështje e ktheu në rivendosje në Gjykata Themelore në Ferizaj.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave, e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika