LAJME

Rënia e çmimeve të naftës në botë, nuk është reflektuar as të enjten në Kosovë

Rënia e çmimeve të naftës në botë, nuk është reflektuar as të enjten në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2026, 11:06

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 09.04.2026.

Sipas njoftimit, nafta (dizel) mund të shitet deri në 1.91 euro për litër, benzina në 1.47 euro për litër dhe gazi për 0.82 euro për litër.

“Ankesat e qytetarëve mund të adresohen në: konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000” – thuhet në njoftimin e MINTI-t

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se beson që stabilizimi i çmimit të naftës do të vazhdojë në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dy javor mes SHBA-së dhe Iranit.

Këto çmime janë rritur që nga e mërkura. Një ditë më herët, çmimi i naftës ishte dy cent më lirë për litër, pra 1.89 euro. I benzinës ishte 1.46 euro për litër ndërkaq i gazit 0.77 euro për litër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika