Gjermania ka regjistruar rreth 15 000 infeksione të reja me koronavirus gjatë një periudhe 24-orëshe, sipas institutit “Robert Koch” duke shënuar rritjen më të lartë ditore të vendit që nga fillimi i pandemisë.Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve deri tani në 449 275 dhe të të vdekurve në 10 098.
Situata e krijuar ka detyruar kancelaren Merkel të kërkojë një bllokim të lehtë të vendit duke filluar nga 4 nëntori dhe për të tërë muajin.





