Deri në mëngjesin e së shtunës janë numëruar 46 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike, derisa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike, i cili ka filluar pasditen e 11 qershorit.
Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.
Po ashtu, të premten në mbrëmje në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të para nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës, i mundësuar në 23 kutitë postare të KQZ-së.





