Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy.

Në këtë formë, lidhja e tregut energjetik të Kosovës me atë ndërkombëtar u vështirësua.

- Reklama -

Edhe kapacitetet ekzistuese të energjetikës në Kosovë u ngarkuan tejmase.

Andaj kosto e përdorimit të rrugëve tregtare për blerjen e energjisë, nga 2-3 milionë euro në vit, në vitin 2024 u rrit në 30 milionë.

Ndërsa në vitin 2025 rritja sipas projeksioneve ndërkombëtare parashihet të jetë 40 milionë.

Në mesin e linjave për furnizim me energji që u bllokuan janë edhe ato me Shqipërinë.

Kjo pas krijimit të bursës energjetike ALPEX, një iniciative të përbashkët të KOSTT-it dhe OST-së së Shqipërisë. Por, mirëmbajtja e këtij bashkëpunimi duket që nuk u bë.
Faj për këtë, ish anëtari i komisionit për energji, Haki Abazi i vë Kosovës.

“Me konferenca në hotele nuk bëhet qëndrueshmëria e sektorit energjetik. Komunikimi me Shqipërinë fatkeqësisht ka qenë i munguar në kohë krizash. Natyrisht që na kanë dalë në ndihmë saherë që kemi pasë nevojë për çështjen e energjisë, por kjo tregon që ka mbërri fundi i mos-sinqeritetit të qeverisë kundrejt autoriteteve në Shqipëri dhe të gjitha marrëveshjet duke përfshi bursën e përbashkët kanë ecur jashtëzakonisht ngadalë duke mos e shfrytëzu kapacitetin dhe duke mos e luajtur rolin që e ka Kosova brenda MCE-së. Mungesa e dijes, arroganca, ka sjellur realisht në krizën në të cilën jemi, e që në fund me të drejtë e paguan qytetari me çmimin dhe koston më të lartë për energjinë”, ka thënë Abazi.

Sektor të dështuar që nga paslufta e konsideron energjetikën, ekonomisti Safet Gërxhaliu.

Përkundër asaj që u promovua si një ndër marrëveshjet më të frytshme mes Kosovës dhe Shqipërisë, autostrada energjetike nuk është duke funksionuar, që edhe më tepër duke e vështirësuar furnizimin e energjisë elektrike për Kosovën..”, ka thënë Gërxhaliu.

Andaj Gërxhaliu ka një thirrje për të gjitha partitë politike.

“Është një situatë shqetësuese dhe në aspektin ekonomik përveç që është duke u dëmtuar biznesi vendor, kush do të vijë të investojë në Kosovë në qoftë se 25 vite pas luftës ne në rend të parë jemi të varur nga importi, në rend të dytë kemi çmim të lartë të energjisë elektrike dhe e treta nuk garantohet furnizimi i rregullt, prandaj është një moment që nëse dikush sot flet në kampanjat politike, duhet këtë problem ta zgjidhë nëse mendojmë që vërtetë ekonomia vërtetë të jetë prioritet i prioriteteve”, ka thënë ai.

Aktualisht, Kosova ka qasje vetëm në dy linja transmetimi, përmes Maqedonisë së Veriut dhe në Mal të Zi.

Tëvë1 ka pyetur KOSTT dhe Qeverinë e Kosovës se çfarë hapa kanë ndërmarrë për këtë çështje, mirëpo deri në publikimin e kronikës, nga këto institucione nuk është kthyer përgjigje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Mimoza Kusari shfaqet para Onkologjisë, ka një mesazh për pacientët me kancer

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort