SPORT

Reagon FFK-ja pas dhunës së shfaqur në stadiume, kërkon marrje të masave për të përfshirët

Reagon FFK-ja pas dhunës së shfaqur në stadiume, kërkon marrje të masave për të përfshirët
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2021, 08:07

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës ka përfunduar me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së Dytë, raporton TV Prizreni
Me këtë rastë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës ku ka dënuar ashpër dhunën e shfaqur në ndeshjen e Ligës së Parë, Ferizaj – Ulpiana dhe në dy ndeshjet e Ligës së Dytë, Fushë Kosova – Vjosa dhe Minatori – Behari, me ç’rastë FFK-ja ka ftuar organet dhe komisionet të ndërrmarin masat e duhura për këto skena të pahijshme, shkruan TV Prizreni

Për këto ngjarje ka reaguar edhe FFK-ja, duke i dënuar ashpër dhe duke i ftuar organet dhe komisionet të ndërrmarin masat e duhura për këto skena të pahijshme, shkruan Gazeta Olle.

Reagimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës i ka parë me shqetësim incidentet e ndodhura gjatë kësaj fundjave në disa prej stadiumeve tona. Me këtë rast e dënojmë ashpër dhunën e shfaqur në ndeshjen e Ligës së Parë, Ferizaj – Ulpiana dhe në dy ndeshjet e Ligës së Dytë, Fushë Kosova – Vjosa dhe Minatori – Behari. Për FFK-në çdo veprim i dhunshëm është i papranueshëm, pa marrë parasysh situatën dhe rrethanat. Ftojmë të gjitha organet dhe komisionet tona që gjatë ditëve në vazhdim të shqyrtojnë e të analizojnë në detaje ngjarjet e ndodhura këtë fundjavë dhe të ndërmarrin masat e duhura ndaj të gjithë të përfshirëve në këto skena të pahijshme. Po ashtu, u bëjmë thirrje edhe organeve të rendit dhe të drejtësisë që të veprojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që shfaqin dhunë në fushat e gjelbra.
FFK nuk do të lejojë që disa individë të papërgjegjshëm ta dëmtojnë mbarëvajtjen e garave dhe ta prishin imazhin e mirë të futbollit tonë, të cilin e kemi krijuar me shumë mund e djersë. Njëherësh, kërkojmë edhe nga zyrtarët tanë që punën e tyre ta kryejnë me profesionalizëm e përgjegjësi për çka edhe janë të thirrur, teksa nga klubet kërkojmë organizim të mirëfilltë dhe të mos lejojnë që në stadiume të ketë njerëz të tillë të pandërgjegjshëm.TV Prizreni

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika