LAJME

Ramiz Kelmendi për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Nuk u përfshi ajo që kam kërkuar me vjet

Ramiz Kelmendi për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Nuk u përfshi ajo që kam kërkuar me vjet
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2020, 06:31

Ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. E quan të vonuar një gjë të tillë.“Shpeshherë thuhet që ky ligj, ose është i majtë ose i djathtë, por unë po mendoj që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i drejtë.

Nuk ka të bëjë me orientime politike, të majta ose të djathta por është i drejtë”, tha Kelmendi në emisionin DPT te Fidani
“Kjo është e vonuar sa i përket kohës së kaluar mirëpo është në kohën e duhur sa i përket kohës së ardhshme”, shtoi Kelmendi.

Por ka edhe kritika.“Fatkeqësisht as në këtë rimëkëmbje nuk është përfshi ajo që unë kam luftuat me vite të tëra : Lirimi nga Dogana i të gjitha retromaterialeve, ambalazhimeve dhe pjesëve rezervë që janë të gjitha në funksion të prodhimtarisë së Kosovës. Të gjitha nuk janë futë”, tha Kelmendi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika