Biznesmeni i njohur kosovar dhe ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, e ka quajtur si politikane “anti-amerikane” Vjosa Osmani.Kelmendi po thotë se Vjosa Osmani është një “anti-amerikane” e mllefosur nga veprimet e saja anti-Thaçi, e cila po ndërprenë kontratën me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.Ai ka shkruar Osmani e ka obligim t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje ka lindur demokracia dhe jo të bëj veprime të tilla sepse nuk po përfaqëson as Rugovizmin madje.
Postimi i plotë nga Kelmendi:
Antiamerikanizmi i radhës veprues i UD të Presidentës OsmaniPër ti treguar besnikërinë partnerit politik që jemi në vijën e njejtë dhe ushtrimi i detyrës nuk i largon nga rrugëtimi i përbashkët znj. Osmani. Shkëputë kontratën me Ëiliam Vokerin-Ambasador, ushtarak dhe njeriu që i paraqiti SHBA-së dhe botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe serbëve shovenistë. Nuk duhet që nga mllefi anti Thaçi të dëmtohen pariparueshëm marrëdhëniet me miqtë më të përkushtuar për Kosovën.
Nuk paraqet vlera në njërën anë Rugovizmi, vizita tek varri dhe në anën tjetër shkëputja e kontratës së përfaqësimit të Kosovës në SHBA. Poashtu nuk duhet që në emër të Feminizmit të zëvendësojë me lloje e emërimet e kritikuara më parë.UD Osmani qe sa kohë është emëruar në këtë pozitë mbetet dhe sillet anëembanë vendit tonë dhe nuk lëvizë fare në drejtime ndërkombëtare. Ajo e ka obligim të vizitojë SHBA-të si mikun kryesor. Aty është vendi ku ndërtohet demokracia, por më kujtohet kurë pasi u zgjodhë kryetare e Kuvendit vizitoj vendlindjen e largët Zhabarin, për tju thurrurë vendasve lavde. Most ë harrojmë, ne vërtet e kemi buxhetin e vogël, por Vokeri ka kontribuar që të kemi edhe këtë buxhet dhe duhet urgjentisht të pasurohet kontrata e re, jo vetëm me të, por edhe me shumë të tjerë që Kosovës i dalin në ndihmë në kohen kur po vendoset e ardhmja e qëndrueshme e vendit tonë.