Numri i rasteve të vdekjeve nga Covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid, 17 persona.
Po cilët janë shkaktarët që po qojnë në një numër kaq të lartë të persona që humbin jetën çdo ditë nga Covid?
Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar disa faktorë që kanë ndikuar që të rritet numri i personave të infektuar me Covid, që humbin jetën.
Ramadani përmend si faktorin kryesor, qarkullimin e variantit britanik në vend, mosrespketimin e masave dhe faktorin e imunizimit.
“Në vendin tonë veq ekziston tashmë varianti britanik. Varianti britanik është një ndër faktorët kryesorë që ka bërë që ky numër i të infektuarve dhe i të vdekurve të jetë i rritur. Varianti britanik po mbizotëron me të madhe në vendin tonë edhe në vendet tjera evropiane. Si faktor i dytë favorizues për këtë është edhe niveli jo i duhur i respektimit të masave anti epidemiologjike, anti covid në nivel komuniteti . Si faktor tjetër është edhe faktori i imunizimit ose vaksinimit”
Ramadani tha se pas vaksinimit të mbi 10 mijë personave dhe imunizimit të tyre do të fillojë edhe rënia e numrit të vdekjeve.
“Faktori i mutacionit gjenetik të variantit anglez është mjaft agresiv, patogjen dhe shumë shpërndarës, gjë që shkakton sëmundje shumë të madhe dhe vdekshmëri të madhe fatkeqësisht. Masat nuk janë perfill siç duhet dhe njerëzit nuk kanë kanë bërë kufizime në kuptimin e grumbullimit. Distanca nuk është mbajt në asnjë rrethanë. Puna e vaksinimit, ose e imunizimit është se tani kemi së paku mbi 10 mijë, janë tani për momentin të imunizuar ose të vaksinuar. Mendoj që ky numër i të imunizuarve ose të vaksinuarve mbi 10 mijë është një faktor i rëndësishëm që do të ndikojë që të fillojë ta ulë smundshmërinë në vend. Keta të imunizuar që kanë marrë vaksinën janë faktorë të rëndësishëm që të kemi ma pak raste me vdekshmëri” tha infektologu Ramadani.