LAJME

Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës

Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 10:19

Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i shpreh mbarësi dhe suksese, duke theksuar se zgjedhja erdhi në një kohë sfiduese për Kosovën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika