RAJONI DHE BOTA

Rama uron Abazoviqin: Kush do ta kishte besuar se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë

Rama uron Abazoviqin: Kush do ta kishte besuar se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2022, 09:28

Me 45 vota për, Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i ri i Malit të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar tashmë homologun e tij, Abazoviqin.

“I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë”.

“Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë😊 Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika