Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.
Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, që sipas kryeministrit Rama, është një vepër madhështore, me ndikim të shtrirë në të gjithë rajonin.
Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030. “Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, – u shpreh Kryeministri, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.