Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmet kibernetike nga Irani do të ndodhin sërish.
Rama: Jemi të përgatitur për sulme të tjera nga Irani

I ftuar në emisionin “Wake Up America” në SHBA, Rama tha se duhen shpejtuar masat për mbrojtjen kibernetike, sepse regjimi iranian është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë.
“Kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë për mbrojtje. Kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike. Jemi të përgatitur për sulme të tjera, sepse e dimë që ky regjim është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë. Nuk më takon mua ta them, sepse Shqipëria është një aleat i fortë i SHBA, nuk është mbi shpatullat tona të marrim barren e vendimeve të mëdha”, tha Rama. /abcnews.al
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

