RAJONI DHE BOTA

Rama: Hapim “Bypass-in” e Vlorës gjatë sezonit turistik

Rama: Hapim “Bypass-in” e Vlorës gjatë sezonit turistik
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2022, 10:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar pamjet e “Bypass-in” e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik. Ashtu si edhe vitin e kaluar, ky Bypass pritet të hapet për të lehtësuar fluksin e turistëve që zgjedhin jugun e vendit për të kaluar pushimet.

“Mirëmëngjes dhe me “Bypass-in” e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”,ka thënë Rama.

Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës./abcnews.al/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika