Gjyqtari Shaqir Zika, në mungesë të provave sot ka liruar nga akuza e vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje të akuzuarin Arben Morina.Morina, akuzohej për vrasjen e vëllait të tij Naser Morina.Ai ishte deklaruar i pafajshëm.
Prokuroria pretendon se Arben Morina, në maj të vitit 2019, me një të shtënë me armë, kishte vrarë vëllanë e tij.I akuzuari Arben, gjendet në paraburgim prej datës 17 tetor 2019, i dyshuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Ali Uka, në maj të vitit 2019, në fshatin Çifllak, komuna Rahovec, në shupën e shtëpisë kishte privuar nga jeta vëllanë e tij 33 vjeçar Naser Morinën.





