PRIZRENI ME RAJON

Rahovec: Vëlla e motër e bëjnë për spital motrën tjetër të tyre

Rahovec: Vëlla e motër e bëjnë për spital motrën tjetër të tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2021, 08:51

Policia në Rahovec ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën kanë rrahur motrën tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika