Komisioni për Komunitete i Kuvendit Komunal të Prizrenit ka zhvilluar një vizitë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku është diskutuar për përmirësimin e qasjes së komuniteteve në shërbimet shëndetësore dhe përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Kryetarja e komisionit, Sevilay İgci Hapçi, së bashku me anëtarët e tij, është takuar me drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Dr. Fadil Bajraktari.
Gjatë takimit është diskutuar për përdorimin e gjuhëve zyrtare në dokumentacionin shëndetësor, përfshirë regjistrat e pacientëve, formularët dhe materialet informuese.
Po ashtu, është biseduar për aktivitetet në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, zbulimin e hershëm të sëmundjeve, shërbimet parandaluese dhe kujdesin shëndetësor për nënat dhe fëmijët.
Në takim është theksuar rëndësia që qytetarët e të gjitha komuniteteve të kenë qasje të barabartë në shërbimet dhe informacionet shëndetësore në gjuhën e tyre.