RAJONI DHE BOTA

Quni: Duhet të shikohet nëse situata në Ukrainë do të prodhojë efekte edhe tek raporti ynë me Serbinë

Quni: Duhet të shikohet nëse situata në Ukrainë do të prodhojë efekte edhe tek raporti ynë me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2022, 13:38

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni, ka folur për situatën në Ukrainë, pasi këtë mëngjes u sulmua nga Rusia.

Ai tha se Rusia është shndërruar në agresion që synon të arrijë interesat e ngushta të politikëbërësve të Rusisë.

“Parashikimet nga orët e mëngjesit po bëhën realitet, përkundër nga ata se nga autoritetet e Rusisë është pretenduar se bëhet fjalë për një ushtrim masiv ushtarak, por ishin veprime me të cilat ata mundoheshin të maskonin operacionin strategjik dhe tani është shndërruar në një agresion, në të cilin synohen të arrihen interesat e ngushta të politikëbërësve të Rusisë”, u shpreh Quni në T7.
“Sado që autoritetet e Ukrainës bëjnë thirrje që qytetarët të ruajnë gjakftohësinë, është e natyrshme që qytetarët t’i nënshtrohen frikës, presionit, tani kur nga mediat marrin pamjet ku viktima janë edhe një numër i konsiderueshëm i civilëve….Duhet të shikohet çka nëse këto kërcënime prodhojnë edhe efekte zingjirore edhe tek ne në Ballkan, posaçërisht kur e kemi një problem specifik siç janë raportet tona me Serbinë”, u shpreh ai tutje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika