- Reklama -

QUINT-i në takim me Kurtin pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraditen e së hënës ka pritur në zyrë ambsadorët e vendeve të QUINT-it.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se, do të ketë edhe adresim para mediave në ora 10:00.

- Reklama -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se do po monitorojnë situatën nga afër dhe do të japin mbështetjen për një hetim gjithpërfshirës, dhe se kanë ofruar mbështetjen e tyre Qeverisë së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në anën tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, ka theksuar se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

“Bëjmë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka thënë Rohde.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e dënoi shpërthimin, teksa shtoi se u ka ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka qenë reagimi i ambasadorit Orav.

Edhe Britania e Madhe ka dënuar këtë sulm. Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook tha se ky sulm duhet të hetohet shpejt se a është bërë me qëllim, pasi ka pasoja të rënda për furnizimet me ujë dhe energji.

“Incidenti serioz në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë në komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për ndonjë sulm të qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike”, tha ambasadori britanik.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort