Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje për vdekjen e 29 vejçares shtatzëne e cila ishte e infektuar me COVID-19.
“QKUK njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991. Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e QKUK-së më tej thuhet se në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.





