LAJME

QKMF e Prizrenit me 5 nëntor organizon check-up për autizëm dhe çrregullime të sjelljeve tek fëmijët

QKMF e Prizrenit me 5 nëntor organizon check-up për autizëm dhe çrregullime të sjelljeve tek fëmijët
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2022, 09:14

Përmes një postimi në rrjetin social, facebook, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, njofton se me datën 5 nëntor do të organizohet check- up për autizëm dhe çrregullime të sjelljeve tek fëmijët.

Postimi i plotë:

Për shkak të numrit të madhë të çrregullimeve të sjelljeve tek fëmijët, QKMF-Prizren në mbështetje të DKSh me datën 5 nëntor organizon check-up për autizëm dhe çrregullime të sjelljeve në moshat pediatrike.

Check-up përfshinë vlerësimin nga ana e : -psikiatrit të fëmijëve -psikologut klinik -pediatrit

Për të marrë pjesë në ketë check-up është i domosdoshëm termini në numrin kontaktues: 044/604- 484 ditëve të punës prej orës 8:00-15:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika