LAJME

Qeveria sot me masa të reja: Pritet të zgjatet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve deri në ora 22:00

Qeveria sot me masa të reja: Pritet të zgjatet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve deri në ora 22:00
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2021, 10:49

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhje ku pritet të merret vendim për marrjen e masave të reja anti-Covid.

Në këtë mbledhje pritet të votohet zgjatja e orarit të lëvizjes si dhe zgjatja e orarit të punës për bizneset.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar dokumentin ku tregon se kabineti qeveritar po shqyrton propozim-vendimin për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë është pika e veteme e rendit të ditës.

Orari i lëvizjes së qytetarëve dhe punës së operatorëve ekonomikë pritet të zgjatet deri në orën 22:00 të mbrëmjes në të gjitha zonat e rrezikut, por që ende nuk është votuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika