Me kërkesë të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Qeveria e Kosovës ka ndarë 275 mijë euro për rinovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Qeveria ndan 275 mijë euro për rinovimin e disa shtëpive të komuniteteve joshumicë në veri

Krasniqi gjatë mbledhjes së ekzekutivit ka thënë se janë bërë verifikime në terren pas kërkesave të parashtruara nga ky komunitet dhe është konstatuar se duhen bërë rinovimet në disa shtëpi dhe njësi të banimit.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar një numër kërkesash nga administrata e komuniteteve joshumicë në Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit për mbështetje financiare pë rinovimin e shtëpive dhe njësive të banimit. Bazuar në verifikimet e realizuara në terren është konstatuar se përballen me kushte të papërshtatshme të banimit dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për rinovimin dhe njësive të banimit me qëllim të sigurimit të kushteve të përshtatshme e të qëndrueshme të banimit”, ka thënë ministri Krasniqi në kërkesën e parashtruar para kabinetit qeveritar./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Policia arreston 16 persona pas protestës së studentëve në Tiranë

Avokati i Popullit në Shqipëri reagon për protestën: Çdo qytetar që beson se i janë shkelur të drejtat, të na drejtohet me ankesë individuale

Protesta në Tiranë, pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos duke tërhequr 19-vjeçarin e lënduar

