Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin gjatë kësaj kohe.Andaj Hoti ka bërë të ditur se me së shpejti do të ndërmerren masa të reja në funksion të menaxhimit sa më të mirë të pandemisë.
Qeveria ndalon organizimin e darkave të fundvitit

Deri atëherë, Hoti ka bërë të ditur se ka kërkuar që që sot menjëherë të ndërmerren një sërë masash.
Ndër këto masa është edhe ndalimi i organizimit të darkave të fundvitit nga të gjitha institucionet publike.“Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për narkotikë

BE-ja bën thirrje për përmbajtje: Gjykata ta kryejë punën pa ndërhyrje

LDK: Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë

