LAJME

Qeveria miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut

Qeveria miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2024, 16:57

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike të dielën, ku njoftoi se janë miratuar dy nisma me Maqedoninë e Veriut.

Qeveria njoftoi se ka miratuar nismën për lidhjen e protokollit ndërmjet dy qeverive për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezi – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhnicë.

Gjithashtu është miratuar memorandumi i mirëkuptimit mes ministrive së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika