Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon se Qeveria e Kosovës në mënyrë që tu ndihmojë bizneseve ka marrur vendime për tejkalimin e gjendjeve nga pandemia.Vendimet e Qeverisë janë për shtyerjen e bllokimit të llogarive bankare për tatimpaguesit me obligime ndaj ATK, përcjellë Gazeta Blic.“Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021”, shkruan Hoti.
Qeveria merr vendim për të ndihmuar bizneset që kanë obligime ndaj ATK-së

Postimi i tij i plotë:
Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:
1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.
2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në nisje të Komunitetit Politik Evropian u prit nga kryeministri i Irlandës, kërkoi mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Komunat kërkojnë kompensimin e dëmeve në bujqësi, thonë se nuk ka pagesa që nga viti 2023

Kurti për gazetën franceze: Agresioni rus po e ndryshon botën, Kosova kërkon mbështetje

