LAJME

Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2024, 14:02

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për komunat për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Shuma në vlerë prej 20 milionë e 27 mijë euro është deklaruar si kursime nga organizatat e ndryshme buxhetore, ndërkaq për ndarje mjetet do të shfrytëzohen në rreth 15 milionë euro për të mbuluar minuset e pagave në organizatat buxhetore që janë kryesisht komunat.Qeveria me këtë rast po iu del në ndihmë komunave të cilat nuk kanë arritur që të sigurojnë mjetet e tyre për të mbuluar pagat që kryesisht janë në sektorin e arsimit”, tha Murati.

Ky vendim vjen pak javë pasi punonjësve arsimorë në disa komuna nuk u ishin ekzekutuar pagat.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika