- Reklama -

Qeveria i quan të pavërteta raportimet për aferën milionëshe ku përmenden Kurti e Berishaj

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi që media sllovene “Prava” ka raportuar se kryeministri Albin Kurti, ka përfituar miliona euro nga kompania “GEN” për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksti flet për 100 milionë euro, të cilat thuhet se janë menaxhuar nga kompania “GEN”. Në këtë aferë thuhet se janë të përfshirë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

- Reklama -

Por sipas Kryeziut pretendimet janë të pavërteta. “Luka Pers, njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online … pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Tëitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, ka shkruar Kryeziu

Ai ka kritikuar edhe mediat në Kosovës të cilat e kanë shpërndarë raportimin e kësaj medie.

“Shpërndarja e këtij ‘lajmi’ nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Twitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme. E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare”, ka shkruar Kryeziu.

Pas raportimeve kanë reaguar edhe opozita. Në një konferencë për media të mbajtur të martën, anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se shprehin shqetësimin për raportimin e vazhdueshëm të mediave në Slloveni për aferën milionëshe ku sipas tij janë të përfshirë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

“LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë imazhin e Kurtit, të adresohen nga Qeveria”, ka thënë ai.

Për këtë rast të hënën ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka një zor të madh që po e mban Martin Berishajn”.

“Martin Berishaj vazhdon të jetë ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mban në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort