- Reklama -

Qeveria Hoti fillon negociatat me PDK-në, për t’i plotësuar kushtet e tyre për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, janë duke negociuar me Qeverinë Hoti, për të arritur marrëveshje për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Blic.Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi.Ai ka treguar se cilat janë kushtet e tyre për t’u kaluar kt ligj.

“Nuk është që s’ka negociata. Ne kemi ofru disa pika ku ne mendojmë që duhet me u futë në ligjin për Rimëkëmbje. Edhe ma herët në ligjin tonë të propozuar para 7-8 muajsh që nuk është marrë parasysh kanë qenë të parapara këto pika. Meqë Qeveria nga ajo kohë e ka injoru totalisht propozimet tona, ne i kemi propozu edhe katër pika të reja në mënyrë që me u fut në ligjin për Rimëkëmbje që me u harmonizu edhe me ligjin tonë të vjetër, e kështu të kemi votim në Kuvend.

- Reklama -

Ne mendojmë që aktualisht ky ligj nuk e ndihmon ekonominë, sektorin privat, punëtorët e papunë”, deklaroi Gashi për Gazeta Blic.
Ndër propozimet e PDK-së janë të ulet TVSH në 0 për qind për lëndën e parë gjatë pandemisë, e poashtu ata persona që kanë deri në 10 mijë euro në Trust të rimbursohen pas pandemisë.Gashi beson se edhe Qeveria është e vetëdijshme për rëndësinë e propozimeve të PDK-së dhe ndihmën që do i jepnin ato ekonomisë

“Ne propozojmë që TVSH për lëndën e parë të zbret nga 18 në 0 për qind në periudhën e pandemisë, dhe çështjen e tërheqjes së Trutit, për ata që i kanë deri në 10 mijë euro, të rimubrsohen pas pandemisë. Besoj që propozimet tona janë thelbësore dhe Qeveria jam i bindur që është e vetëdijshme se sa të rëndësishme janë këto pika për me ndihmu edhe menaxhimin e pandemisë por edhe ekonomine e vendit. Nesër e kemi mbledhjen e kmisionit për Buxhet dhe Transfere ku ligji është i paraparë për votim, ne sigurisht që do japim kontributin tonë për këtë çështje”, thotë Gashi për Gazeta Blic.Gazeta Blic merr vesh që kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me deputetë të partisë së tij dhe kryeministrin Hoti.Siç mëson gazeta, ata janë dakorduar që të plotësohen kushtet e PDK-së, për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort