RAJONI DHE BOTA

Putini urdhëron marrjen e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

Putini urdhëron marrjen e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2022, 18:36

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që urdhëron t’u dorëzohet autoriteteve ruse termocentrali bërthamor ukrainas i Zaporizhzhias.

BBC-ja raportoi të mërkurën, se Rusia synon t’i marrë të gjitha objektet e termocentraleve në pronësi federale dhe t’i përcaktojë specifikat e përdorimit.

Rusia ka pushtuar Zaporizhzhian në marsin e këtij viti, pas luftimeve të ashpra qëkur nisi agresioni (24 shkurt). Teknikët ukrainas vazhduan ta drejtonin atë. Reaktori i fundit i uzinës u mbyll në shtator mes bombardimeve të vazhdueshme pranë objektit. Ky termocentral njihet si termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Të martën, Putini dekretoi rezultatin e referendumit të Zaporzhizhias, që sipas Rusisë, shumica e banorëve votuan pro ndarjes së kësaj zone, për t’iu bashkuar Rusisë.

Bota perëndimore deklaroi se nuk do t’i njohë referendumet ruse në Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika