Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha të shtunën se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të ngjashme me një shpallje lufte.
Putin e mbrojti pushtimin e tyre ndaj Ukrainës, duke thënë se Moska duhet të mbrojë shtetasit e tyre në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Putin tha se Rusia donte që Ukraina të “çmilitarizohej”, “denazifikohej” dhe se Ukraina duhet të kishte status neutral.
Ai tha se nuk ka plane për të vendosur ligjin ushtarak ose gjendjen e jashtëzakonshme në Rusi, duke thënë se çdo përpjekje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi nga një vend tjetër do të konsiderohet pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në aktivitetet ushtarake.