Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të enjten, se lufta në Ukrainë sapo ka nisur, derisa u çoi porosi shteteve perëndimore që të përfshihen në betejë “nëse kanë guxim”, raporton Reuters.
Në një fjalim para Kuvendit, presidenti rus deklaroi se negociatat me Ukrainën do të zbehen aq sa të zvarritet konflikti i nisur më 24 shkurt të këtij viti.
“Sot dëgjojmë deklarata (të perëndimorëve v.j.) se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Le ta provojnë. Ne kemi dëgjuar shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në të fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj”, tha Putini në Dumën ruse.





