Vladimir Putin tha sot se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Rusi vitin e ardhshëm.
Për kandidaturën e Putinit për rizgjedhje u spekulua në muajt e mëparshëm, kujton “Moscow Times” dhe shton se ndryshimet kushtetuese në vitin 2020 anuluan numrin e mandateve të njëpasnjëshme, gjë që e lejon atë të kandidojë sërish.





