Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari për rajonin e Prizrenit:
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërprehet:
LP 10kV J13 Hasi II (kodi: 30034003) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Lubizhdë, Bregdrin, Luki, Romaj, Kuzhnin, Dedaj, Kabash dhe Rizam Holding.
Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit ekzistues dhe trafos ekzistuese në projektin Kushnin i Hasit 1, si dhe energjizimi i rrjetit të ri të tensionit të mesëm.