Një punëtorë është rrëzuar nga 2 metra lartësi dhe ka marrë lëndime trupore.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Apterushë në Rahovec dje rreth orës 10:30.
Viktima, deri sa ishte duke punuar në ndërtimtari në rrethana të panjohura është rrëzuar nga një lartësi dhe ka marrë lëndime trupore.
I njëjti është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal në Prizren e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.
Ai sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa më pas edhe inspektori i punës.
Për rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ndërsa është iniciuar vepra penale rrezikim i sigurisë në vendin e punës.