Sindikatat kanë arritur një marrëveshje që parashikon një rritje të përgjithshme të pagave prej 1.4% në vitin 2025 në sektorin kryesor të ndërtimit. Dalja në pension në 60 do të jetë gjithashtu e garantuar.
Të gjithë punëtorët në sektorin e ndërtimit do të kenë rritje të pagave me 1.4%, njoftuan të hënën sindikatat Unia dhe Syna, pas negociatave mes palëve kontraktuese të Marrëveshjes Kombëtare për Sektorin Kryesor të Ndërtimit dhe miratimit të delegatëve të sindikatës në seancë plenare, transmeton albinfo.ch.





