LAJME

Puna e tij po cilësohet e dobët, reagon autori i shtatores së Skënderbeut në Prizren, Sinan Alija

Puna e tij po cilësohet e dobët, reagon autori i shtatores së Skënderbeut në Prizren, Sinan Alija
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2020, 20:43

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e vendosur ditën e Flamurit në Prizren po kritikohet në masë të madhe. Puna e skulptorit po cilësohet si e dobët dhe jo profesionale.

Kjo ngjalli reagimin e Sinan Aliaj, autor i shtatores.

Nëpërmjet Facebookut ai ka publikuar një fotografi të shtatores me mbishkrimin ‘dedikuar portaleve’.

“Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, shkruan Aliaj në Facebook.

Ndryshe, ideja për vendosjën e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren u dha nga kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi më, 28 korrik 2018 në Lezhë. Ndërsa u financua me përkrahje të mërgimtarëve shqiptar nga Zvicra, Gjermania dhe Amerika.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika