Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi konsideron se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është i domosdoshëm në të gjitha proceset që ndodhin në Kosovë. Ai beson se SHBA-ja mund ta vë në dukje rolin e saj edhe në zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai beson se SHBA mund të insistojë që ta bëjë Vlora Çitakun presidente të Kosovës.
Maliqi beson se mundësitë e daljes nga situata aktuale politike e pafavorshme tashmë janë diskutuar në mesin e liderëve politikë në Kosovë, dhe mbetet të bihet dakord për zgjedhjen e një presidenti të ri ose zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen në pranverë.
“Në një farë mënyre, Haradinaj deri më tani ka shantazhuar qëndrimin në qeveri duke u nominuar për president, por nuk e di nëse do të kalojë ai opsion. Unë nuk e përjashtoj pjesëmarrjen e amerikanëve në këtë proces, ata ndoshta do të insistojnë që të jetë një person që nuk është politikan ose i lidhur drejtpërdrejt me strukturat që tani akuzohen. Ndoshta ata do të insistojnë që të jetë Vlora Citaku presidente”, ka thënë Maliqi për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.





