Sipas një raporti të bërë nga Iniciativa Globale Kundër Krimit Transnacional të Organizuar , çmimi i kokainës në Europë, varet nga transporti.Ndër të tjerash, thuhet se shumica e kokainës e cila hyn në Europë, e ka si pikë tranZiti, portin e Shqipërisë dhe Malin e Zi, të cilat vijnë përmes Detit Adriatik, në kontejner të frutave apo lëkurave të kafshëve nga Amerika e Jugut.Kokaina e cila hyn në njërën nga këto dy porte, vjen 90 përqind e pastër, me çmim rreth 30 mijë eurosh, por pasi që lëvizet nga njëri shtet në tjetrin, kokaina përzihet me substanca të tjera për t’i rritur masën dhe i rritet çmimi.
Mirëpo, sipas raportit, kokaina e cila hyn nga Presheva, e arrin vlerën rreth 50 mijë eurosh.Po ashtu, edhe kokaina e cila hyn nga Serbia në Kosovë, më saktësisht në Mitrovicën e Veriut, arrinë vlerën e 50 mijë eurove, kjo për shkak të transportit jo konvencional që e ofron ajo pjesë.Megjithatë, kokaina e cila konsumohet në Ballkanin Perëndimor, është shumë më e pastër se ajo e cila shkon në Europën Perëndimore.





