Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me projektin e gazit amerikan në Kosovë.
“Pse frikësoheni nga qytetarët”, Hoti lajmërohet sërish për çështjen e gazit amerikan

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka komentuar veprimet e akterëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, pas njoftimit të tij për një protestë të mundshme lidhur me pranimin e gazit amerikan nga Kosova,
“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka thënë Hoti, duke pyetur “Pse frikësoheni nga qytetarët?”.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka përmbyllur shkrimin ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Banorët e fshatit Zhur ankohen për mungesën e ujit në temperatura mbi 35 grad

Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

