LAJME

PSD-ja i vë “gjobë” Zemajt për mosrespektim të masave

PSD-ja i vë “gjobë” Zemajt për mosrespektim të masave
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2021, 15:26

Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një aksioni simbolik i ka vendosu “një gjobë”, ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për mosrespektim të masave antiCovid, gjatë tubimeve të partive politike.

Anëtari i kësaj partie Frashër Krasniqi, ka thënë se është e pakuptimtë që si ministri Zemaj shkel rregullat që vetë i ka miratuar.

Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarët të falen për gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë.

“Sot vendosëm në mënyrë simbolike ta dënojmë ministrin Zemaj, për mosrespektim të masave. Bëjmë thirrje publike që të falen të gjithë qytetarët që janë dënuar gjatë pandemisë. Njerëzit e pasur kanë përfituar nga pandemia, janë dënuar vetëm qytetarët e varfër”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika