LAJME

Protestë në Prishtinë, femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare

Protestë në Prishtinë, femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2023, 18:49

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të martën mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër vrasjes së grave në Kosovë. Protesta ka nisur në orë 18:00 ndërsa protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshe duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, gruan e cila u vra ditë më parë në Prishtinë.

Protesta u organizua nga Mendim dhe Veprim Feminist me kërkesën që femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare. E për Liridona Ademajn janë ndezur qirinj nga qytetarë të komunave të ndryshme të vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika