Në disa vende të Evropës kanë nisur protesta për shkak të shtrëngimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë së COVID-19.
Edhe qytetarët belgë janë derdhur në rrugët e vendit dhe po protestojnë kundër masave të vendosura nga autoritetet. Deri më tani sipas mediave të huaja, policia ka arrestuar 300 persona.
Policia e Brukselit paralajmëroi disa herë njerëzit që të mos grumbulloheshin dhe në fund ia doli që të shpërndante protestat pa përdorur dhunë.






