LAJME

Promovohet romani “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij” nga autorja, Hyrë Tejeci Murati

Promovohet romani “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij” nga autorja, Hyrë Tejeci Murati
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Qershor 2026, 12:06

Në ambientet e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, u mbajt promovimi i romanit “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij” nga autorja hasjane, Hyrë Tejeci Murati.

Aktiviteti mblodhi dashamirës të letërsisë, studiues, personalitete të jetës kulturore dhe qytetarë të shumtë, të cilët patën rastin të njihen më nga afër me veprën dhe mesazhin që përcjell ky roman. Gjatë promovimit, referuesit vlerësuan kontributin e autores në trajtimin e temave me rëndësi historike, kombëtare dhe shoqërore, duke e cilësuar librin si një vepër me vlera të veçanta letrare dhe dokumentare.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe kuvendarja e Prizrenit nga radhët e Levizjës Vetëvendosje, Shqipe Shatri, e cila u shpreh krenare me miken dhe bashkëvendasen e saj, duke e cilësuar autoren si frymëzin për të dhe gjithë Hasin.

“Kënaqësi dhe krenari të jem pranë mikes sime dhe bashkëvendases, Hyrë Tejeci Murati një grua e zonja, gazetare e respektuar e RTK-së, profesioniste e dalluar dhe autore që na bën nder të gjithëve neve hasjanëve. Ajo është frymëzim për ne dhe krenari për gjithë Hasin. Urime për këtë roman me vlerë dhe suksese të pafundme në rrugëtimin e saj krijues!” – ka theksuar ajo.

Në fjalën e saj, autorja falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e veprës, si dhe pjesëmarrësit që nderuan promovimin me praninë e tyre.

Me këtë rast u shprehën falënderime për autoren, referuesit dhe të gjithë të pranishmit që kontribuuan në suksesin e këtij promovimi, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e vazhdueshëm për librin dhe kulturën shqiptare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika