LAJME

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuar për vrasje në Kobaj të Prizrenit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuar për vrasje në Kobaj të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2026, 12:00

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre personave të dyshuar për rastin e vrasjes së ndodhur më 14 qershor në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Sh. O., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh, dhe një i mitur në ndalim 24-orësh, dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa e dyshuara A. O., e cila ndodhet në ndalim 48-orësh, dyshohet për shtytje në “Vrasje të rëndë”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dyshuarit, të shtyrë nga e dyshuara A. O., pas një konflikti të mëhershëm lidhur me emërtimin e një rruge në lagjen e tyre, fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal dhe më pas fizik me viktimat A. O. dhe I. O. Gjatë përleshjes, dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta – thika.

Si pasojë e plagëve të marra në gjoks, viktima A. O. ka humbur jetën, ndërsa I. O. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika