Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, është ndërprerë procesi i numërimit të votave.
Prokurori i rastit, Shpëtim Peci, ka konfirmuar ndërprerjen e numërimit, teksa ka deklaruar se aktualisht ndodhen në këtë qëndër dhe se po presin ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i sqaruar “aspektet teknike të fletëvotimeve”, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se ka pasur ankesa nga numëruesit në këtë qëndër, pa dhënë më shumë detaje.
“Jemi duke prit ekipet kompetente prej KQZ’së që me i sqaru këto aspektet teknike të fletëvotimeve. Në Qendrën e Numërimit jemi momentalisht. Për rezultatet e mëvonshme, dëgjohemi ma vonë. E shohim sqarimet kur i jep KQZ, e cila është kompetente me i dhanë këto sqarime”, ka deklaruar Peci në Debat Plus.
Peci tha se pa bërë KQZ verifikimet e nevojshme, s’mund të deklarohen më tepër.
“Ka pas ankesa prej numëruesve në Qendrën e Numërimit, është njoftu Policia, e kemi njoftuar KQZ’në edhe tash ata deri të vijnë. Deri të verifikohet, s’kemi çka me thanë me tëpër”, ka thënë Peci./Reporteri.net
