LAJME

Program festiv për 17 Shkurtin organizoi sot Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren

Program festiv për 17 Shkurtin organizoi sot Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2026, 19:39

Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren ka mbajtur program festiv me rastin e 17 Shkurtit, 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova. Aktiviteti u zhvillua në frymën e kujtimit dhe nderimit për sakrificën dhe rrugën drejt lirisë së vendit.

Gjatë programit u përkujtuan të gjithë ata që dhanë jetën për liri, si dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për viktimat e luftës.

Në kuadër të programit u theksua rëndësia historike e kësaj date, duke përkujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe kujtimit të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës, të cilët u përmendën si pjesë e pandashme e kujtesës kombëtare dhe si simbol i përgjegjësisë për ruajtjen e lirisë.

Nga organizatorët u përcoll mesazhi që 17 Shkurti të festohet me krenari, unitet dhe përkushtim, duke e vlerësuar lirinë si përgjegjësi të përbashkët të të gjithë qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika