RAJONI DHE BOTA

Prodhuesit evropianë të bukës paralajmërojnë ngritje të lartë të çmimeve

Prodhuesit evropianë të bukës paralajmërojnë ngritje të lartë të çmimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2022, 05:37

Sipas tyre është e pashmangshme rritja e lartë e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera ushqimore.

Koalicioni i 5 shoqatave më të mëdha europiane të prodhimit të bukës, përmes një letre dërguar Komisionit Europian ka ngritur shqetësimin për ndikimet e luftës në Ukrainë në rritjen e kostove të industrisë së bukës.

Sipas tyre, lufta në Ukrainë po shkakton stres të madh në zinxhirin e furnizimit të bukës që po përballet me rritje 60% të çmimit të grurit, 4-fishimin e çmimit të plehrave bujqësore dhe rritjen e larta që pësuar çmimi i energjisë, naftës dhe gazit, transmeton Albinfo.ch.

Koalicioni i shoqatave të prodhuesve të bukës në Europë paralajmërojnë se në këtë situatë të vështirë është e pashmangshme rritja e lartë e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera ushqimore. Sipas tyre inflacioni i çmimeve do të zgjasë përtej 2022.

Prodhuesit europianë i kërkojnë Komisionit Europian marrjen e masave urgjente për të garantuar çmim më të ulët të energjisë për furrat, duke e konsideruar bukën ushqim bazë, uljen e barrierave tregtare në importet nga vendet e treta dhe masat mbështetëse lokale dhe ndihma shtetërore për operatorët (p.sh. TVSH, detyrime, të përkohshme ose të papunësisë).

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika