Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare në facebook ka njoftuar se se ueb faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit aktualisht është jashtë funksionit për ta bërë publikimin e lajmeve, njoftimeve, konkurseve, rezultatin e konkurseve si dhe dokumenteve të tjera që Komuna e ka për obligim t’i publikojë, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të nderuar të Komunës së Prizrenit,
Ju njoftojmë se ueb faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit aktualisht është jashtë funksionit për ta bërë publikimin e lajmeve, njoftimeve, konkurseve, rezultatin e konkurseve si dhe dokumenteve të tjera që Komuna e ka për obligim t’i publikojë.





