LAJME

Prizren: Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 196 ditë burgim

Prizren: Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 196 ditë burgim
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2024, 11:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se të marten ka arrestuar një person të cilit i është lëshuar një urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera .

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Me 09.07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari G.K., 34 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera .

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së  gjykatave, thuhet në raportin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika